Seanca konstituive më 22 mars

 

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars, e hënë, seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Seanca do të mbahet në orën 10:00, teksa nga Presidenca kanë bërë të ditur se përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi./21Media

Back to top button