Kosova sot feston 13-vjetorin e Pavarësisë, të shpallur në 17 shkurt të vitit 2008. Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu sot në 13-vjetorin e Pavarsisë, ka thënë 17 shkurti i 2008-ës është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe presidenti Ibrahim Rugova dhe është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari.

“17 Shkurti 2008, është realizimi i projektit të madh politik të shqiptarëve të Kosovës, të cilit i printe Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Liri, Pavarësi dhe Demokraci. Është realizimi i amanetit të komandantit legjendar Adem Jashari”, ka shkruar Sejdiu.

Ndryshe, të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri./21Media

Të dashur miq,

Sot shënojmë 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Është ky përvjetor, i cili, mbi të…

Posted by Fatmir Sejdiu on Tuesday, February 16, 2021