Sejdiu: Dorëheqja e Isa Mustafës është me “bisht”, LDK pësoi “nokaut”

 

Ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu në emisionin e ka komentuar rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e së dielës.

Duke folur për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit të partisë dhe kryesisë së partisë, Sejdiu ka thënë se nuk ka shumë shpjegim për dorëheqjen e Mustafës dhe kryesisë së LDK-së.

“Është një temë që kërkon trajtim të thellë. Çështjet që ua kam adresuar që 11 vjet, kanë qenë të rendësishme e që LDK-ja me këtë lidership nuk i ka kushtuar kujdes. Është e dhimbshme kjo që ka ndodh me LDK-në”, ka thënë Sejdiu.

Ai e ka quajtur “me bisht” dorëheqjen e Mustafës.

“Është dorëheqje me bisht, sepse i treti, i katërti nuk e çmojnë që të jetë përgjegjësia e të gjithëve. Duhet të jetë barrë e secilit në kryesi për këtë që ka ndodh në LDK. Ka qenë një kohë që personalisht kam kërkuar që njerëzit që kanë pasur humbje, të reflektojnë. Atë nuk e kemi parë të rëndësishme”, ka thënë Sejdiu në televizionin publik.

Ai tutje ka deklaruar se nuk është një reflektim i plotë për atë që ka ndodhur me rezultatin zgjedhor të LDK-së.

“Është diçka që secili që LDK-në e ka konsideruar shtëpi të vet, është një goditje që duhet të shtojë përgjegjësinë. Ka shumë çështje që duhet analizuar thellë. Aktualisht s’mund të paragjykojë se si do të reflektojnë drejtuesit e LDK-së. Është një tip nokdauni (nokaut). Këtë e sheh edhe të qytetarët”, ka thënë ish kryetari i LDK-së.

Sejdiu nuk ka dashur të flas sonte për një rikthim të mundshëm në kryer të LDK-së.

Back to top button