Sejdiu: Rindërtimi i Kosovës A, që të krijohet stabiliteti

Sipas Sejdiut VV është për ndërtimin e kapaciteteve të reja, ndërtimin e Kosovës C si dhe ndërtimin e termocentralit Kosova A

Dardan Sejdiu nga VV, lidhur me termocentralin Kosova C, tha se VV i ka paraqitur alternativat e saj që nga gushti i vitit 2014.

Sejdiu përmendi pasuritë e Kosovës duke thënë që linjitet e saj duhet të futen në përdorim. Ai tha se VV është për ndërtimin e kapaciteteve të reja 300 plus 300 Mega Vat, ndërtimin e Kosovës C si dhe rindërtimin e termocentralit Kosova A. Lidhur me këtë të fundit, Sejdiu tha se ka mospërputhje të çmimit sa i përket ndërtimit të saj dhe se me VV-në ajo do të ndërtohet me kosoto të tregut dhe jo me çmim që hiporbolizohet.

Sejdiu më tutje shtoi se rindërtimi i Kosovës A duhet të bëhet në mënyrë që të krijohet stabiliteti energjetik./21Media

Back to top button