Sekretari i NATO-s sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

 
Në Kosovë sot do të vijë sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral Brigade Jörg RÜTER.
Stoltenberg do të takohet edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
“Të Enjten, 1 Korrik 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të udhëtojë për në Forcën e Kosovës (KFOR). Gjatë vizitës së tij, z. Stoltenberg do të takohet me Komandantin e KFOR (Gjeneral Major Franco Federici) dhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (Gjeneral Brigade Jörg RÜTER). Sekretari i Përgjithshëm do të angazhohet gjithashtu me trupat. Përveç kësaj, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në takime bilaterale me znj. Vjosa Osmani, z. Albin Kurti dhe z. Goran Rakić”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga NATO.
Këshilltari i Presidentes Osmani, Bekim Kupina për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se takimi i Osmanit me Stoltenbergun  do zhvillohet nga ora 14 e 40./21Media

Back to top button