Nga sot mund të aplikohet për termin në ambsadën gjermane

Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini. Kështu ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Rregullorja për Ballkanin Perëndimor” e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksiuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021.
Informata më të hollësishme gjeni këtu./21Media
 

Back to top button