Sekuestrohen 30 kilogramë peshk të një shtetasi shqiptar
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot policia ka sekuestruar 30 kilogramë peshk të freskët te një shtetasi shqiptar në rrugën e vjetër Ohër – Strugë, në afërsi të vendit të quajtur ”Sateska”.
Zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski ka informuar se peshku është gjetur në një veturë të tipit ”Opel Zafira” me targa të Shqipërisë.
”Gjatë kontrollit të realizuar të automjetit ‘Opel Zafira’ me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga J.A. (52), shtetas i Republikës së Shqipërisë, te vendi Sateska, në afërsi të Strugës, ishin gjetur dhe sekuestruar edhe 265 pjesë peshk i freskët, me peshë të përgjithshme prej rreth 30 kilogramëve. Peshku ishte ruajtur në hapësirën e bagazhit të automjetit”, ka thënë Dimoski.
Sipas tij, kundër J.A. do të parashtrohet aktakuzë adekuate./TV21