Sekuestrohen 75 kg drogë, tri vetura e para të gatshme

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit ka njoftuar për një operacion të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave.
“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Dje janë arrestuar katër të dyshuar por sot është arrestuar edhe personi i pestë. Gjatë kontrollit të këtyre lokacioneve janë sekuestruar disa telefona, para të gatshme dhe gjëra të tjera. Kjo ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë”, është thënë nga Prokuroria.
Në një konferencë për media bëhet e ditur se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar rreth 75 kilogramë mariuhanë, 3 vetura dhe 1 600 euro para të gatshme.
Majori Reshat Murseli nga Drejtoria për narkotikë ka thënë se hetimet për këtë rast janë nisur katër muaj më parë.
Sipas tij, operacioni ka filluar në orët e pasdites së djeshme/21Media 

Back to top button