Vajza nga Kosova që u bë shembull i suksesit në Amerikë

“Puna, durimi dhe përkushtimi janë çelesi i rrugës se suksesit! Pavarësisht sfidave që gjate rrugës hasa gjithmonë është një rrugëdalje për të realizuar synimet tona”, tha për portalin rtv21.tv  vajza nga Kosova e cila u bë shembull i suksesit në Amerikë.
Bëhet fjalë për Adea Badivuku  e cila ka treguar mbi rrugëtimin e saj dhe si arriti të ketë sukses larg atdheut. Sfidat që Adea ka hasur gjatë rrugëtimit nuk e penguan aspak për të arritur atë që ajo e dëshiroi. Sipas saj, gjithmonë ka një rrugëdalje për t’i realizuar synimet në jetë.

Adea tani është pianistja e parë nga Kosova e nivelit të lartë akademik doktoratë në piano performim në Amerikë.
Ajo fillimisht ishte nxënëse e shkollës së mesme të muzikës ‘Prenk Jakova’, pastaj studente e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës për të vazhduar rrugëtimin akademik drejt Amerikës ku edhe bë pjesë e Universitetit Qendror të Michigan-it aty edhe ku punon si asistente e diplomuar.
“U pranova ne 10 shkollat me prestigjioze të Amerikës dhe u ofrova me burse. Tanimë po vazhdoj studimet e doktoratës me burse të plote dhe pozite te asistentes ne University of Nevada, Reno”, tha ndër tjera Adea për portalin rtv21.tv.
Me profesionalizëm dhe vullnetin që ajo e ka për pianon Adea përmes gishtërinjve të saj krijojë melodi, të cilat gjithënjë e më shumë po bëjnë jehonë në Amerikë e më larg.

Adea tutje ka treguar se këtë vit fitoi çmimin e parë në garën internacionale “Golden Classical Music Awards” në New York pjesë e të cilës ishin muzikantë të njohur.
“Kam fituar çmimin e parë në piano në garën internacionale “Golden Classical Music Awards” në New York në mesin e muzikanteve më të mirë nga e gjithë bota”, shtoi Adea.
Edhe Adea si shumica e artistëve që po thurin suksese në botë, po mundohet që ta prezantoj Kosovën në mënyra të veçanta. Oborri i kalas së qytetit të Vushtrrisë këtë verë ia hapi dyert asaj për ta realizuar videoklipin e coverit të këngës së Elvis Presley ‘Can’t Help Falling in Love’, në bashkëpunim me violistin Deniz Caglarcan.

“Ky bashkëpunim tashme është mirëpritur në shumë vende të Amerikës duke na ofruar mundësi performimi në Los Angeles, San Francisco, Nevada etj. Ky videoklip është nisme e një projekti dhe albumi të perbashkët me ç’rast po presim që në muajt në vazhdim të lansojmë instrumentale te reja”, tha Adea.
Në fund të këtij, viti më sakt më 21 dhjetor Adea do të performoj në një nga sallat me prestigjioze botërore “Carnegie Hall” në New York.
Per fund, vajza nga Kosova u shpreh se nuk duhet ndalur asnjëherë ne realizimin e ëndrrave, pavarësisht dështimeve./21Media

Back to top button