Sekuestrohen armë zjarri e thika në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë sot në lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë armë të ftohta – thika.
Aksioni është ndërmarrë me qëllim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike në rajonin e Prishtinës.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

”Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika)”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
Back to top button