Sekuestrohen disa armë në Podujevë, arrestohet një person për trafikim të tyre

Policia e Kosovës ka realizuar  një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për “trafikim me armë”.

Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar:

  • Dy armë të shkurta (revole);
  • Një armë e gjatë (ajrore);
  • 20 e pesë fishekë;
  • 10 krehër të karikatorit (për armë të gjata);
  • Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë;
  • Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal).

Pas intervistimit personi i dyshuar është ndalur në mbajtje për 48 orë. /21Media

Back to top button