Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sekuestrohen dy armë zjarri në Podujevë

Nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, në Batllavë dhe Orllan, janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas Policisë, sekuestrimi i parë është realizuar , në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari S.S, mashkull, 40 vjeç.

“Personit të dyshuar i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë. Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng. Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës. Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A, mashkull, 21 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button