Sekuestrohen mbi 4 mijë e 200 kg kanabis, arrestohet 34-vjeçari
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit në Shqipëri me akuzën e prodhimit she shitjes së lëndëve narkotike.
Policia ka bërë me dije se është arrestuar shtetasi E. C, 34-vjeç banues në Mamurras, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 mijë e 255 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?