Sekuestrohen mbi 500 kg kanabis

Në kufi me Greqinë janë sekuestruar 569 kg kanabis

Një sasi prej 569 kg kanabis dhe 4 litra vaj kanabisi, u sekuestruan nga anti droga e Janinës, në zonën e kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia greke njofton se droga ishte fshehur në një humnerë dhe ishte e paketuar në 302 pako. Ajo  e kishte pikasur drogën prej ditësh dhe priste trafikantët.  Por, ata vëzhgonin me dylbi nga kufiri shqiptar dhe nuk mundën që të arrestoheshin.

Back to top button