Kaloni te përmbajtja kryesore

Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Drenas

Policia ka informuar se të dielën në Drenas ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.”, ka bërë të ditur policia.

Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit, sipas policisë, do të vazhdojë Dogana e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button