Sekuestrohet një AK-47 në Vushtrri

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë AK-47 në Stanovcë të Vushtrrisë.
“Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, sot më datë 16 qershor 2022, mbi dyshimin të arsyeshme për “Armëmbajtje pa leje”, kanë realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë, me ç’ rast është sekuestruar një armë pushkë automatike AK-47”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit, personi i dyshuar për armëmbajtje pa leje me urdhër te prokurorit të çështjes është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button