Çfarë do të ofrojë FemArt në ditën e tretë të edicionit të 10-të?

FemArt ka nisur dje(14 qershor) edicionin e dhjetë me radhë.
Për këtë edicion është përgatitur program I larmishëm, nisur nga performancat e disa nga yjeve ndërkombëtar të njohur e deri te shfaqjet e ndryshme të teatrove vendor.
Dita e tretë e Festivalit FemArt sjell në Prishtinë punëtorinë Mozaiku Klimatik, për të rritur edhe më shumë vetëdijen tonë mbi ndryshimet klimatike dhe ndikimin e saj në jetët tona”, thuhet në njoftim.
Në po këtë natë, do të jepet edhe shfaqja “Babai dhe Babai” me regji të Kushtrim Koliqit që vjen në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku”.
Kurse, artistja Valentina Medda vazhdon me punëtorinë e saj të mbyllur, “Qytetet Natën”.
FemArt, artdashësit do t’I shoqërojë edhe për shtatë ditë të tjera./21Media

Back to top button