Sela: Do të jemi në qeveri që mos të bëhemi alibi

LR-PDSH-së do t’i takoi ministri i shëndetësisë

Kryetari i LR-DPSH, Ziadin Sela deklaroi në konferencë se partia e tij ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë, pasi siç tha “që mos të bëhemi alibi për vazhdimin e krizës politike dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

Sela bëri të ditur me shumicën parlamentare janë marr vesh që LR-PDSH-së t’i takoj ministri i shëndetësisë dhe se për këtë është partia ka vendosur të propozon sekretarin e partisë Arben Taravarin.

Sela gjithashtu tha se LR-PDSH do të jetë avokat i ndryshimeve të mëdha në Maqedoni dhe se do të punojnë që Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO, të kthehet shteti i së drejtës dhe të zbardhen e rastet e montuara politike./21Media

Back to top button