Selena Gomez kërkon falje pasi akuzës se po ironizon me Hailey Bieber

Modelja Hailey Bieber ditë më parë postoi një video ku u tregoi ndjekësve rutinën e saj në kujdesin për lëkurën.
Pak orë më vonë, Selena Gomez ndau një video të ngjashme e ndjekësit nxituan duke bërë supozime se video ishte e qëllimshme.
Por, njësoj nuk thotë edhe Selena.
“Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor. Nuk e di se çfarë bëra, por me të vërtetë më vjen keq. Nuk kisha qëllim të keq dhe videoja do fshihet së shpejti”, është shprehur ajo.
Selena më vonë çaktivizoi komentet nën videon e saj. Megjithatë, shumë fansa i dolën në mbrojtje pasi ajo ndau një postim të ri duke i thënë se nuk kishte nevojë të kërkonte falje pasi nuk ka bërë asgjë të keqe.
Shpeshherë fansat janë përpjekur t’i vënë Selenën dhe Hailey-n kundër njëra-tjetrës për lidhjet e tyre me Justin Bieber, këngëtarja dhe modelja kanë treguar herë pas here se nuk kanë armiqësi mes tyre nëpërmjet postimeve në mediat sociale./21Media

Back to top button