Selimi fajëson Hotin për mosvotimin e Pakos së Rimëkëmbjes

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë një përmbledhje të Qeverisë Hoti, gjatë 100 ditëve.

Selimi tha se Hoti edhe pse kishte premtuar se nuk do të nënshkruaj asgjë pa njoftuar Kuvendin e Kosovës, ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncesionet ndaj Serbisë.

Ai më 4 shtator ka nënshkruar dokumentin e zotimeve ku përfshihen edhe koncecionet ndaj Serbisë siç janë heqja dorë nga pika në letër për njohje reciproke Kosovë-Serbi, krijimi i korridorit për Serbinë për dalje në Adriatik, ndarja e Ujmanit të Kosovës me Serbinë, pranimi i të ashtuquajturit minishengen, monatriumi për aplikim në organizatat ndërkombëtare, zhbërja e kufijve të Kosovës me Serbinë, e të tjera, shtoi këtu edhe zotimin e Hotit që do ta zbatojë marrëveshjen kundër kushtetuese mbi Zajednicën”, tha Selimi.

Ai akuzoi Qeverinë Hoti edhe për menaxhimin e pandemisë dhe Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Krahasuar me Qeverinë Kurti që e menaxhoi situatën me pandeminë deri në rënien e rasteve, rasteve një të vdekur në dy javë, sot kjo situatë ka dal jashtë ku kishim deri në një të vdekur deri në dy orë. Edhe pse ka proklamuar pakon e rimëkëmbjes ekonomike, Hoti po vazhdon të fshehët qëllimshëm pas mosvotimit të saj në Kuvend, siç ndodhi edhe sot, vota për ta zgjedhur veten kishte, kurse për pakon e rimëkëmbjes nuk paska. Kjo është hipokrizi sepse aq vota sa u zgjodh ai i duhen për ta kaluar këtë pako”, theksoi Selimi.

Sipas tij, vetëm zgjedhjet e menjëhershme e nxjerrin Kosovën nga kjo situatë që e ka sjellë Qeveria Hoti.

Back to top button