Selimi: Prezenca e FSK-së në veri nuk është ndërhyrje

Rexhep Selimi për RTV 21 komentoi zhvillimet rreth transformimit të FSK-së në ushtri

Nesër pritet të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, e lidhur me këtë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se reagimet e udhëheqësve të Serbisë për formimin ushtrisë nuk duhet të na çudisnin. Sipas tij prezenca e FSK-së në veriun e Kosovës nuk duhet të cilësohet si ndërhyrje.

“FSK do të ketë kompetenca për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës të Kosovës dhe nuk ka nevojë të thuhet për ndërhyrje në veri sepse prezenca nuk është ndërhyrje.”, tha Selimi gjatë një bisede në edicionin e lajmeve “21 live news”.

Ai tutje reagimet e tilla të Serbisë i cilësoi si qesharake, por që sipas tij duhet të këto duhet t’i dëgjojë KFORI në Kosovë , pasi që siç tha Selimi këto reagime po kërcënojnë Kosovën por edhe misionin e NATO-s në Kosovë.

Selimi po ashtu foli edhe për buxhetin për FSK-në. Ai tha se krahas rritjes së kapaciteteve mbrojtëse dhe profesionale, por sipas tij rritja duhet të trajtohet edhe në aspektin financiar.

“Ne po presim që Qeveria në ndryshim- plotësim të ligjit që do të vije në Kosovë, cila do qeveri që do të vije në pushtet ta trajtonte ndryshe edhe në aspektin financiar.”, deklaroi Selimi.

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Në rend dite do të jetë shqyrtimi i tri projektligjeve: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00. /21Media 

Back to top button