Selimi-Sveçlës: Marre prej djemve të Policisë sonë

 
Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Sveçla, i cili ka thënë se “Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar”.
Selimi ka thënë se deklarata e Sveçlës është ofendim ndaj djemve të Policisë sonë, dhe se sipas tij, më e ndershme do ishte të thuhet “Zbatojmë marrëveshjen e Brukselit”.
“Ironia e deklaratës së Sveçlës ‘Epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet ka përfunduar’ e më poshtë lajmet ‘Tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës’. Nëse jo prej neve atëherë marre prej djemve të Policisë sonë. Më e ndershme të thuhet ‘Zbatojmë marrëveshjen e Brukselit'”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar sot se ka përfunduar epoka kur Republika e Kosovës nënshtrohet, dhe se sipas tij, këtë mesazh tashmë e kanë kuptuar Beogradi dhe Brukseli./21Media

Back to top button