Selmanaj: Çështja e asociacionit nuk do të hapet

“Gjithçka do të jetë në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses”

Zëvendëskryeministri  Driton Selmanaj deklaroi për emisionin “Argument Plus” se delegacioni i Kosovës nuk do të hapë temën e Asociacionit në Bruksel, por do të provojë që në momentin që të nënshkruhet marrëveshja finale, të bëhet zotimi për përmbushjen e  obligimeve ndërkombëtare dhe ligjore.
Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi se Kosova nuk do të hyjë në materializimin e asnjë pjese të marrëveshjes përderisa nuk nënshkruhet marrëveshja finale.
Intervistën e plotë, qe me zëvendëskryeministrin  Driton Selmanaj e zhcilloi redaktorja jone, Leonora DALIPI, mund ta ndiqni në emisionin ‘Argument plus” të RTV 21 sonte, prej orës 21 e 30 minuta./21Media

Back to top button