Senati amerikan miraton paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh

 

Projektligji i presidentit amerikan Joe Biden, për t’iu ndihmuar amerikanëve që të përballen me pasojat e pandemisë së koronavirusit, ka kaluar një pengesë të madhe.

Plani prej 1.9 trilion u miratua në Senat të shtunën, pavarësisht se çdo senator republikan votoi kundër.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët e Biden pritet ta miratojë planin të martën e ardhshme.

Biden e përshkroi votimin e Senatit si “një hap më gjigant përpara” në dhënien e premtimit për të ndihmuar njerëzit.

Covid-19 ka lënë gati 523 mijë njerëz të vdekur dhe 29 milionë të infektuar, me një normë aktuale të papunësisë prej 6,2%, transmeton rtv21.tv.

Paketa e ndihmës – e treta në SHBA që nga fillimi i pandemisë, parashikon pagesa me vlerë 1,400 dollarë për t’u dërguar në shumicën e amerikanëve. Biden tha që pagesa të tilla mund të fillojnë të shpërndahen në fund të muajit.

Republikanët thonë se plani është shumë i kushtueshëm. Disa demokratë gjithashtu kanë shprehur kritika ndaj disa dispozitave dhe udhëheqja e partisë u detyrua të bënte një numër kompromisesh, veçanërisht uljen e përfitimit federal të papunësisë nga 400 në 300 dollarë në javë. Përfitimi do të zgjatet deri në 6 shtator sipas planit./21Media

Back to top button