Sot arrijnë vaksinat ruse në Maqedoninë e Veriut

 

Sipas paralajmërimeve të ministrit të Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, vaksinat nga kompania “Sputnik V” do të arrijnë sot, ndërkaq imunizimi me to do të fillojë të mërkurën.

“Vaksinimi do të fillojë të mërkurën, kurse sot duhet të arrijnë në Aeroportin e Shkupit rreth orës 14:00”, tha Filipçe në Saraj, transmeton TV21.

Sasia e parë që do të arrijë përfshin 3 mijë vaksina. Janë paraparë për dozën e parë të vaksinimit, ndërkaq në ndërkohë pritet të arrijnë edhe sasia tjetër për dozën e dytë.

Vaksinat do të pranohen nga vetë ministri Filipçe i shoqëruar nga ambasadori rus në vend, Sergej Bazdnikin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Ky është pranim i tretë i vaksinave anti-Covid në vend. Dy të parat ishin donacion nga Serbia dhe janë nga kompania Pfizer, me të cilat edhe është kryer imunizimi i personelit mjekësor./TV21

Back to top button