Senati hap rrugën për gjykim të shpejtë të ish-presidentit

 

Gjykimi i dytë i fajësimit të Donald Trump fillon të martën ndërsa udhëheqësit e Senatit ranë dakord për një gjykim të shpejtë.

Ish presidenti është akuzuar për “nxitje të kryengritjes” në një fjalim para mbështetësve përpara trazirës vdekjeprurëse në Kongresin e SHBA-së më 6 janar.

Demokratët thonë se ata kanë prova “dërrmuese” të fajit të tij ndërsa ekipi i tij i mbrojtjes pretendon se protestuesit veprojnë të pavarur.

Mbrojtja e quan gjyqin “absurd dhe antikushtetues” dhe ligjshmëria e tij do të jetë një fokus të martën.

Trump është i vetmi president amerikan në histori që është fajësuar dy here.

Nëse dënohet, ai mund të ndalohet të mbajë përsëri detyrën./21Media

Back to top button