1 mijë e 526 viktima nga COVID-19 në Kosovë

 

Në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive e deri më tani, 62 mijë e 548 qytetarë janë raportuar të infektuar me virusin SARS CoV2. Ndërsa, janë 1 mijë e 526 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) nga ky virus kanë arritur që të shërohen 54 mijë e 231 persona.

Aktualisht në vend janë 6 mijë e 791 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./21Media

Back to top button