Senatorët amerikanë takohen me Zelenskyn në Kiev

Një delegacion i politikanëve amerikanë – përfshirë udhëheqësin republikan të Senatit, Mitch McConnell u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev.

Senatorët Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn ishin gjithashtu në udhëtim, shkruan BBC.

Zelensky bëri të ditur se vizita ishte “një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.

“Faleminderit për udhëheqjen tuaj që na ndihmoni të luftojmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike”./21Media

Back to top button