Mbyllet pjesa e parë në “Wembley”, lëndohet Salah

Përfundoi pjesa e parë e finales së FA Cup mes Chelseat e Liverpoolit, ku deri tani asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë gol.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Wembley” të Londrës, Chelsea është duke barazuar 0:0 me Liverpoolin.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre për të gjetur golin, ku u zhvillua një pjesë e parë e zjarrtë, por që të dy portierët, Alisson dhe Mendy arrite t’i mbajnë portat e tyre të paprekura.
Po ashtu, vlen të theksohet se ylli egjiptian, Mohamed Salah pësoi një lëndim, ku Klopp u detyra të bëjë një zëvendësim duke futur Diogon Jotan në lojë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Back to top button