Senatori amerikan John McCain nderohet me çmimin “Urdhri i Lirisë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e nderoi senatorin amerikan, John McCain me çmimin “Urdhri i Lirisë”.

“Ju me punën tuaj keni dëshmuar që liria është e drejtë fundamentale për secilin njeri secilin komb. I nderuari senator për kontributin tuaj ju dekoroj me urdhërin e lirisë”, u shpreh Thaçi duke ia dorëzuar çmimin senatorit.

Kurse senatori John McCain tha se SHBA do të mbetet aleat i fortë i Kosovës dhe do të punojnë që ky vend të mbetet demokratik.

“Jam shumë i nderuar dhe krenar që jam këtu. E dijmë që ka edhe shumë pune per t’u bërë, por, e dijmë gjithashtu se është bërë shumë progres dhe jam shumë krenar për popullin e Kosovës . Do të bëjë gjithçka që mbështetja jonë të vazhdoj duke u siguruar që Kosova të bëhet një shtet demokratik”, tha McCain.

Ndryshe senatori amerikan dje ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë ku ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës./21Media

Back to top button