Senzacioni TikTok!

Rrjeti social TikTok është bërë në pak kohë njëri ndër rrjetet më të përdorua, duke iu bashkangjitur kështu listës së rrjeteve tjera sociale si Instagram, Snapchat, Facebook etj.
I themeluar në shtator të vitit 2016, TikTok është një rrjet social i fokusuar në publikimin e videove dhe është nën menaxhim të ByteDance.
Në TikTok publikohen video që kanë përmbajtje të ndryshme, duke filluar nga vallëzimet që bëhen virale në pak kohë, pranks, receta, gatim, modë, kafshë shtëpiake, fitnes, duke filluar nga 15 sekonda deri në tre minuta.
Është tashmë i qasshëm në 40 gjuhë të ndryshme të botës.
TikTok ka mbi 50 milionë përdorues aktiv çdo ditë.
Në vitin 2018 janë regjistruar mbi 133 milionë përdorues, në vitin 2019 –  381 milionë, në vitin 2020 – 700 milionë, në vitin 2021 – një miliard.
Përdorues aktiv për një muaj janë afro një miliard në gjithë botën, ndërkaq kjo ka shënuar një rritje për 45%, krahasuar në muajin korrik të vitit 2020, ku janë regjistruar 689 milionë përdorues në muaj.
Megjithëse mënyrat se si konsumohet media po ndryshojnë, amerikanët shpenzojnë ende rreth 347 minuta në ditë me mediat tradicionale, së bashku me 470 minuta media digjitale.
Në vitin 2021, konsumi i përgjithshëm i medias në mesin e të rriturve në SHBA vlerësohet të jetë rreth 666 minuta në ditë , ose 11,1 orë, një rritje prej 20,2% nga viti 2011, transmeton rtv21.tv
TikTok është aplikacion i dytë më i popullarizuar për iPhone i shkarkuar në vitin 2020. Përdoruesit e TikTok shpenzojnë afro 850 minuta në muaj në këtë aplikacion./21Media

Back to top button