Kaloni te përmbajtja kryesore

Separatistët pro-rusë thonë se Ukraina bombardoi Donetsk

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin e armëpushimit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
“U qëlluan dhjetë predha të artilerisë së kalibrit 155 mm”, raporton RIA Novosti.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar ende mbi sulmet e supozuara, por videot e postuara në mediat sociale dhe të vendosura nga CNN tregojnë tymin nga qendra Kamaz, në Donetsk, në të njëjtën zonë që sulmet u raportuan nga zyrtari i DPR.
Videot tregojnë gjithashtu shpërthime të vazhdueshme, duke sugjeruar se municionet mund të ishin ruajtur në objekt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button