Humanizmi i kosovarëve tejkalon pritshmëritë!

Në prag të Festës së Kurban Bajramit, kosovarët edhe njëherë kanë shfaqur shpirtin e tyre human. Të paktën kështu na lë të kuptojmë një postim i fundit i humanisti Hali Katratit.
Si pasojë e kërkesave të mëdha për prerjen e kurbaneve, humanisti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se organizata eqë ai udhëheq Jetimat e Ballkanit nuk mund të pranojë më pagesa për Kurbane.
“Nga sot nuk pranojmë pagesë të Kurbaneve Sivjet është një interesim i jashtëzakonshëm për Kurbane në Shoqatën tonë. Kapaciteti që e kemi ne si Shoqatë është mbushur andaj ju informojmë se nga sot nuk pranojmë më pagesa të Kurbanave. Ne ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin tuaj!”. është njoftimi që ka bërë Kastrati.
Në fenë islame Kurbani është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit./21Media

Back to top button