“Serbët e larguar nga FSK, nuk kanë mundësi të kthehen”

I ftuar në emisionin Argument Plus, ishte Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha

Pas vendimit për transformim të FSK-së në ushtri të armatosur, disa pjesëtare të saj të etnisë serbe janë larguar nga puna vullnetarisht, duke rënë pre e presioneve të Beogradit zyrtar, shkruan rtv21.tv.

I pyetur se a ka ndonjë mundësi  që këta të kthehen në vendet e tyre të punës, ministri Berisha ka deklaruar se në bazë të rregullores së FSK-së të njëjtit nuk mund të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Megjithatë ministri ka deklaruar se tashmë për ato 70 vende ka interesim të madh nga komuniteti serb, ku mbi 300 persona kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e FSK-së./21Media

Back to top button