Serbët festojnë vdekjen e Madeleine Albright

Në përvjetorin e 23 të fillimeve të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore sere, në Beograd sërish është mbajtur një marsh në mbështetje të agresionit rus në Ukrainë dhe kundër NATO-s.
Protestuesit sonte në Beograd gjithashtu janë parë edhe me disa parulla ‘Albright digju në ferr’ , si shenjë “feste” pas vdekjes së Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
“Digju në ferr, Albright”, kanë shkruar serbët në pankartat e tyre.

Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO’s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO’s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur dje në moshën 84-vjeçare./21Media
Back to top button