Sunny Hill Festival do të mbahet këtë vit

Sunny Hill Festival është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
Synim i Dukagjinit e Duas ishte që ky festival të mbahej çdo vit, por për shkak të pandemisë Covid-19 edicioni i vitit 2020 u anulua.
Përmes Instagramit është konfirmuar rikthimi i këtij festivalit.
Ndryshe, emra të mëdhenj kanë qenë pjesë e edicioneve të kaluara si Miley Cyrus, Martin Garrix, Calvin Harris e shumë të tjerë.
Sunny Hill Festival pos që mbledh në Kosovë emra të njohur ndërkombëtar në skenën muzikore, artistë të shumtë shqiptarë janë të ftuar në çdo edicion, të cilët do të keni mundësi t’i ndiqni nga afër edhe këtë verë.
Festivali zë vend në muajin gusht të vitit 2022, kryesisht në javën e parë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditur emrat që do të marrin pjesë në edicionin të këtij viti./21Media 

Back to top button