Serbët në veri, të obliguar të dalin në barrikada

Askush nuk është duke punuar në komunat veriore të Kosovës – as shkollat, as institucionet e as hotelieria. Të gjithë të punësuarit e kanë obligim pune të jenë në barrikadat që kanë bllokuar rrugët kufitare me Serbinë, ka raportuar të martën mediumi serb “N1” nga vendi i ngjarjes.
Sot është dita e katërt e bllokadës dhe më së shumti njerëz ka në Rudarë. Midis 100 dhe 200 persona janë të pranishëm në Rudarë në çdo moment.
Disa serbë lokalë, që nga 10 dhjetori, kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Barrikadat janë ngritur pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar më 12 dhjetor se Pantiqit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./21Media

Back to top button