Policia e Kosovës bashkoi 5 vjeçarin serb me prindërit e tij në Serbi

RTV21 pati informacione se një fëmijë pesë vjeçar i komunitetit serb në veri të Kosovës u ndihmua nga Policia e Kosovës për t’u bashkuar me prindërit e tij në Serbi.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës për RTV21 konfirmoi se me datë 12 dhjetor 2022, në pikë kalimin kufitar (PKK) Jarinje janë paraqitur prindërit e fëmijës të nacionalitetit serb, që sipas tyre pas vendosjes së barrikadave dhe mbylljes se pikave kufitare kanë mbetur në territorin e Serbisë dhe se fëmija i tyre pesë vjeçar, i cili sipas tyre është i sëmurë ka mbetur në territorin e Republikës së Kosovës (RKS), konkretisht në fshatin Leshak.
“Të njëjtit (prindërit e fëmija ) kanë kërkuar që të iu mundësohet nga një familjar i tyre ta sjellë fëmija deri në afërsi të barrikadave apo në piken kufitare për ta marr me vete. Pas sigurimit të dokumenteve/dëshmisë që vërteton atësinë e fëmija, Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme duke identifikuar edhe familjarin e kërkuesve dhe pastaj ka dërguar me automjet policor fëmija deri tek pika e kufitare, ku është marr nga prindërit e tij në mënyrë të sigurt.”, njoftoi Polica e Kosovës.
Policia e Kosovës të martën më 13 dhjetor i ka përgënjeshtruar lajmet e mediave serbe se gjoja zyrtarët policorë në veri të vendit kanë sjellje jo të mira.
“Policia e Kosovës e bazon punën në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime, andaj spekulimet e vazhdueshme nga mediat, kryesisht serbe, se gjoja zyrtarët policorë në veri të vendit kanë sjellje jo të mira, të vrazhda dhe jomiqësore ndaj komunitetit serb, nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, ka thënë Policia./21Media

Back to top button