Serbët protestuan në Gorazhdec të Pejës, u tërhoqën me insistimin e policisë
Rreth tetëdhjetë banorë të Gorazhdecit janë mbledhur mëngjesin e sotëm në qendër të fshatit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos mbahet referendumi i shpallur nga Republika e Serbisë në territorin e Kosovës.
Ata kërkuan hapjen e një qendre votimi.
Qytetarët e mbledhur kanë qëndruar në qendër të Gorazhdecit rreth një orë. E gjithë ngjarja është monitoruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gjatë këtyre ngjarjeve ka pasur një diskutim më të ashpër mes banorëve të zonës dhe policisë së Kosovës, të cilët menjëherë iu afruan Millosh Dimitrijeviqit, duke menduar se ai ishte iniciatori i kësaj ngjarjeje dhe kërkuan që ai të përcjellë mesazhin te qytetarët që të shpërndahen, shkruan RadioGorazhdec
Qytetarët kanë prezantuar arsyet e tubimit të sotëm, ndërsa pjesëtarët e policisë pas një bisede të gjatë kanë arritur t’i bindin qytetarët që në mënyrë të qetë të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Banorët e Gorazhdecit kanë thënë se janë shprehur të pakënaqur me këtë procedurë për shkak të mohimit të së drejtës së votës në referendumin që po mbahet sot në Serbi.
Nadica Zllaticanin thotë se janë mbledhur me iniciativë të tyre për të shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë vendim.
Mirjana Kolashinac ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë lejuar të dalin në referendum dhe se për këtë janë të pakënaqur.
Në takimin e sotëm ka qenë i pranishëm edhe kryetari i qarkut administrativ të Pejës, i cili nuk ka folur për media.
Në këtë tubim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Pejës, Millosh Dimitrijeviq, i cili menjëherë i është afruar policia, duke menduar se është iniciatori i kësaj ngjarjeje.
Pas një ore qytetarët janë tërhequr nga protesta paqësore për insistimin e policisë./21Media