Serbia e liron nga burgu Blerim Maçastenën
Asamblist i Partisë Socialdemokrate në Podujevë, Blerim Maçastena është liruar nga burgu në Serbi, pasi ishte arrestuar dhjetorin e vitit të kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuçi.
“Blerim Maçastena lirohet nga burgu si i pafajshëm!”, shkroi Kuçi në Facebook.
Ndryshe, Maçastena ishte arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar për shkak të kalimit të kufirit përgjatë fshatit Mirovë./21Media