Shkarkimi i ambasadorëve, Gërvalla: Nuk do të ketë vakum institucional

 

 

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka folur edhe për shkarkimin e ambasadorëve në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para deputetëve.

Gërvalla ka thënë se nuk do të ketë vakum institucional pas shkarkimit të ambasadorëve të emëruar politikisht.

Sipas saj, afati i kthimit të tyre në Kosovë është data 30 gusht.

“Sa i përket mos shkarkimit të konsujve politik. Shkarkimi 13 ambasadorëve në të njëjtën kohë dhe afati i dhënë atyre që deri më 30 gusht të ushtrojnë funksionin e tyre, e pamundëson marrjen e hapave radikal në shkarkime më të mëdha. Hapi i parë është shkarkimi i ambasadorëve politikë, e dyta është zëvendësimi i ambasadorëve”, u shpreh Gërvalla.

Këto deklarata, Gërvalla i dha pas pyetjeve nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

“Lidhur me postimin e djeshëm, mos keni filluar të mendoni që Kosova tani me qeverinë tuaj është me e fortë dhe perëndimi i dobët. Diplomacia dixhitale është një nga shtyllat e diplomacisë moderne, diplomacia dixhitale nuk lejon skandale të tilla. Dhe e dyta, pse nuk i shkarkuat konsujt e përgjithshëm politik”, ka pyetur Musliu-Shoshi./21Media

 

Back to top button