Serbia ka ofruar armë, vaksina e sheqer për çnjohje të Kosovës

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, tha se nuk kanë asnjë informacion se katër shtetet e kanë çnjohur pavarësinë e Kosovës.
“Nuk kemi asnjë informacion nga asnjë shtet, por edhe nga Serbia nuk i kemi”, tha ajo, shkruan rtv21.tv
Në një konferencë për media, Gërvalla theksoi se “fakti që vetëm pak orë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ata thonë që i kanë gati katër çnjohje, tregon dy gjëra: Ose lajmi është i pavërtetë, ose ata kanë shumë kohë që punojnë për çnjohjet, e në dallim nga ajo që deklarojnë publikisht. Dhe ne është e vërtetë kemi pasur informacione nga shtete të ndryshme në kontinente të tjera që Serbia në asnjë moment, nuk ka pushuar së punuari për çnjohjet. Madje në shtete të ndryshme të kontinentit afrikan ka pasur oferta të kombinuara të armëve ruse, të kombinuara me vaksina ruse dhe për çudi sheqer”.
Gërvalla tha se këto shtete nuk e kanë tërhequr njohjen.
Ajo nuk pranoi të tregoj se për cilat shtete bëhet fjalë, pasi tha se janë konfidenciale./21Media

Back to top button