Serbia mund të përjashtohet nga UEFA

UEFA ka kërkuar të largohet huliganizmi nga stadiumet e futbollit

Gjatë një turneu ballkanik, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, së fundmi ka vizituar Serbinë dhe i ka bërë me dije që mund të përjashtohen nga organizata që ai drejton.

Kreu i UEFA-s ka shfrytëzuar këtë vizitë për të paralajmëruar serbët se mund të përjashtohen nga kjo organizatë nëse nuk punohet për largimin e huliganizmit nga stadiumet e futbollit.

“Nëse ata nuk janë ndalur, një fatkeqësi mund të ndodhë dhe Serbia do të jetë në rrezik serioz të dëbimit nga UEFA. Kjo do të ishte një fatkeqësi për Serbinë”, ka thënë Ceferin.

Sipas tij, UEFA ia ka bërë të qartë qeverive të vendeve ku ky problem vazhdon se vetëm federatat e futbollit nuk mund të zgjidhin atë.

“Autoritetet shtetërore duhet të veprojnë në bashkëpunim me organet e futbollit që të mos i nënshtrohen huliganizmit”, përfundoi Ceferin./21Media 

Back to top button