Serbia paralajmëron hapjen e një qendre testimi Covid-19 në Mitrovicën e Veriut

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka paralajmëruar hapjen e disa laboratorëve nëpër Serbi, e një e ka paralajmëruar edhe për në Kosovë.

Brnabiq ka bërë të ditur se zinxhirin e laboratorëve që do të merren me testet PCR për COVID-19, do ta shtrijë edhe në Mitrovicë.

Deri më tash, institucionet paralele shëndetësore në veri të vendit, testet për COVID-19 i kanë kryer në Kralevë, Nish e qytete tjera të Serbisë.

Kryeministrja serbe bëri të ditur se në 24 orët e fundit u konfirmuan  295 raste pozitive dhe 9 njerëz vdiqën nga Covid-19.

 

 

Back to top button