“Serbia s’është e interesuar për dialog drejt finales, por ta dështojë procesin”

Politologu Fidan Ukaj sonte tha se Serbia nuk është e interesuar për një dialog drejt finales, por ta ngadalësojë procesin dhe ta dështojë.
Ai në “Click” të RTV21 tha se akterët e Bashkimit Evropian duhet të jenë më të qartë në raport me Serbinë dhe t’i tregojnë se ky proces e ka një fund.

Ukaj tha se i ka ardhur mirë që në dialog me Serbinë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, delegacioni i Kosovës ka propozuar tema. Ai tutje shtoi se me reciprocitet për herë të parë Serbia e ka parë ku e ka kufirin./21Media

Back to top button