Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë! (Video)

Fetahu: Kosova nuk ka pse t’i fsheh krimet e Serbisë nga asnjë proces dialogues.-Hoti: Kryeministri Kurti me të drejtë i ka përkujtuar Serbisë kryerjen e gjenocidit në Kosovë.-Blakaj: Librat që Kurti ka përmendur në takim janë të rëndësishme për ballafaqim me të kaluarën
Në takimin e dytë me palën serbe në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ua kujtoi përfaqësuesve të Serbisë nevojën për ballafaqim me të kaluarën, historitë e grave tëdhunuara dhe listën me mijëra fëmijë të vrarë e të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qasja e Kurtit në këtë takim vlerësohet të jetë e duhur nga njohës të procesit të dialogut dhe ata që merren me drejtësi tranzicionale e zbardhje të fatit të personave të zhdukur./21Media

Back to top button