Sabri Fejzullahu: Zemra gjak po më pikon

I prekur nga rasti tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci ku si pasojë një vetaksidenti të autobusit kosovar, kanë vdekur 10 persona, ka mbetur edhe këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu.
“Zemra gjak po më pikon për ju. Eh sa shumë e doni tokën e bekume të Kosovës. Ju bekoftë perëndija. Loti për ju nuk ndalet o buka e jonë”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Ndryshe, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënë ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë./21Media

Back to top button