“Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës”

Meta për mediat boshnjake

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke marr si shembull anëtarësimin e Kosovës në Interpol, deklaroi për mediat boshnjake, se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare.

“Të gjithë në rajon janë të vetëdijshëm se krimi i organizuar është një nga problemet kryesore në të gjitha vendet tona dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol ndihmon bashkëpunimin, jo vetëm të Kosovës me Interpolin, por për të gjithë rajonin është një kontribut për të luftuar krimin e organizuar nga ky rajon. Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstruktive”.

Meta ka shprehur besimin e tij në zgjidhjen e problemeve me dialog dhe në partneritet, duke shpresuar  që së shpejti palët të ulen në tryezën e dialogut, pasi, siç ka thënë, “jemi fuqishëm pro normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”./21Media

Back to top button