Serbia ua vazhdon afatin targave ilegale

Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren për kushtet e posaçme të vlefshmërisë së tabelave të automjeteve, të cilat kanë shenjat e regjistirmit të qyteteve dhe komunave në Kosovë, e cila ka hyrë të mërkurën në fuqi.
Me miratimin e kësaj rregulloreje, të gjitha automjeteve me akronimet КМ, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera në Kosovë, iu vazhdohet regjistrimi edhe për një kohë.
Qeveria e Serbisë ka miratuar edhe konkluzionet nga raporti i bisedimeve të mbajtura më 23 nëntor në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ky vendim i Qeverisë së Serbisë vjen pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për targat, për të cilën Qeveria e Kosovës tha se me të përfunduar afati i regjistimit të automjeteve, pronarët serbë nuk do të mund të regjistrojnë makinat me targa KM./21Media

Back to top button