Serbin nuk e merr askush

Që nga 9 janari deri dje në morgun e QKUK-së

Një person i nacionalitetit serb është raportuar se më 9 janar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë dhe që nga ajo ditë nuk e ka marrë askush kufomën e tij.

Trupi i pajetë dje është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me 16.01.2020 është raportuar se trupi i pajetë i viktimës mashkull i cili me 09.01.2020 kishte ndërruar jetë në QKUK, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, pasi që nga ajo ditë nuk është lajmëruar asnjë dëshmitar-familjar i viktimës”, ka njoftuar sot policia.

QKUK në një përgjigje për portalin rtv21.tv ka thënë se viktima e cila ishte nga Shtimja nuk ka pasur familjarë për përkujdesje.

“Një kufomë ka qenë prej qëndres në Shtime, nacionaliteti serb, nga data 9 janar deri dje në ka qenë në morg. Dje me urdhër të prokurorit është transferu në Institutin e Mjekesisë Ligjore”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Sipas QKUK-së për viktimën janë lajmërur punëtorët e entit social./21Media

Back to top button